Bota

‘Shengeni i vogël’, Rama: Po e bëjmë për fëmijët tanë, BE ka prioritet veten. Realitet brenda 2021

10 Tetor 2019, 09:36 Nga DOSJA

SERBI– Liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një takim, ku kanë diskutuar për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

Pas takimit, presidenti Aleksandër Vuçiç, dhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë mbajtur një konferencë për mediat ku edhe kanë shpjeguar të mirat e ‘Shengenit të Vogël’.

Në fjalën e tij kryeministri Rama është shprehur se e shkuara duhet lënë pas krahve dhe duhet parë para për t’i siguruar fëmijëve një të ardhme më të mirë.  Sipas Ramës, projekti ku lëvizja do të jetë e lirë brenda Ballkanit do të duhet që të mbyllet brenda vitit 2021.

Gjithashtu në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare ka bërë thirrje edhe për vendet e tjera skeptike që të bëhen pjesë e takimit të ardhshëm që do të mbahet në Ohër më 10 nëntor.

 

Takimi në Ohër do të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe qarkullimin e lirë të mallrave, treg që do t’u shërbejë më shumë se 20 milion njerëzve. Synimi është që qytetarët të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti dhe kjo pritet të arrihet deri në vitin 2021 duke eleminuar orë të tëra pritje në dogana.

Krijimi i një “Shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë ashpër me pretendimin se do të rikthehet ish-Jugosllavia. Një bashkim i ngjashëm u bë pa kohë me rrjetin telefonik, me faturimin e roaming. Brenda disa vitesh, vendet e Ballkanit Perëndimor s’do të kenë tarifa.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic edi rama shengeni i vogel zoran zaev aleksander vucic edi rama shengeni i vogel zoran zaev

Sondazh

Poll