Bota

Shengeni, Rama: BE mendon për vete, ne do t’i mbështesim të gjithë (VD)

10 Tetor 2019, 10:34 Nga DOSJA
Shengeni, Rama: BE mendon për vete, ne do t’i mbështesim të

SERBI- Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me lehtësirat e vendosura për të ashtuquajturin Shengeni i vogël.

Në fjalën e tij Rama është shprehur se nga marrëveshja do të ketë vetëm lehtësira dhe se të gjithë do të mbështeten apo askush nuk do të detyrohet.

“Nuk ka asgjë të panjohur dhe të pamiratuar nga të gjithë vendet e Balkanit Perëndimor. Ka vetëm një gjë të re vullentin për t’i dhënë një shtysë përpara dhe duke mospritur që këtë ta bëjnë të tjerët për ne. Ndërkohë që të gjithë ne këtu kemi një hapësirë të përbashkët. Kritikat nuk sjellin alternative. Nuk mbyllim dot sytë para fakteve dhe shifrave. Në një guidë turistike të Mbretësisë Shqiptare, oferta i tejkalonte kufijtë e sotëm. Kushdo që vinte në Shqipëri, shkonte përtej territorit.Çfarë na pengon që 2 mln turist që vijnë në Serbi të vijnë në mrekullitë e Shqipërisë apo Maqedonisë. Fëmijët tanë na kërkojnë të bëjmë këtë. Ne kemi një vend të bukur por nëse bashkohhemi me ju kemi ofertë shumë më të gjërë në funksion të rritjes ekonomike. Ëshët e pamundur që të atraktojmë investime të huaja nëse nuk shikojmë se kemi tregje të vogla. Edhe Serbia kërkon më shumë. Unë nuk dua të rri me mijëra vetë në kufi. Ky rajon do të jetë i hapur. Zhvillimi i bën më të hapura çështjet e njerëzve. Ne nuk jemi prioriteti i Bashkimit Europian, prioriteti i BE është BE. Ne do t’i mbështesim të gjithë që duan të bashkohen por nuk do të detryojmë askënd,”-tha Rama.

Takimi i sotëm në Serbi do të ndiqet nga një tjetër në Ohër. Në fokus të Shengenit të Vogël është bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe qarkullimin e lirë të mallrave, treg që do t’u shërbejë më shumë se 20 milion njerëzve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama shengeni i vogel edi rama shengeni i vogel

Sondazh

Poll