Bota

‘Erdhi Dita’/ Pas 14 vitesh në opozitë Vetëvendosje ngjitet në pushtet, arrihet marrëveshja me LDK (VD)

10 Tetor 2019, 11:59 Nga DOSJA
‘Erdhi Dita’/ Pas 14 vitesh në opozitë Vetëvendosje

PRISHTINE– 4 ditë pas fitores në zgjedhjet e parakohshme Lëvizja Vetëvendosje është më afër se kurrë për t’u ngjitur në pushtet. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilluan sot një takim, ku kanë rënë në dakord parimisht për të qeverisur bashkë. Megjithatë, Osmani tha në përfundim të takimit që pati me Kurtin, se vullneti është i përbashkët, por për marrëveshjen finale do të pritet që të përfundojë numërimi i votave.

Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Buzëgas dhe i sigurtë u pa Albin Kurti, kandidati për kryeministër, që pret prej 14 vitesh të jetë në qeveri. Kurti tha se dy partitë do të bashkojnë programet, dhe se qeveria e re do të jetë më e vogël në numra, bashkë me numrin e zv. ministrave.

Pazare politike keni parë me PAN-in. Transparencë do të ketë qeveria e re. Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia.

U dakorduam që të kemi një qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor minimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra. Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret  ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçqë në qeverinë e ardhshme” deklaroi ai.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pikërisht këto parti pritet që të formojnë qeverinë e re, pasi nuk arritën të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore. Kurti propozonte që partia fituese të merrte postin e kryeministrit, ndërsa Vjosa Osmani nuk pranonte që të lëshonte postin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koalicioni ldk-vv vjosa osmani zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti koalicioni ldk-vv vjosa osmani zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll