Bota

Erdogan kërcënon Bashkimin Europian: Do ju nisë 3,6 milionë refugjatë sirianë

10 Tetor 2019, 13:27 Nga DOSJA

TURQI –  Presidenti i turqisë Erdogan, gjatë një deklaratë ka kërcënuar me tone të ashpra Bashkimin Europian, duke thënë se ajo po ndikon në agravimin e situatës në Siri.

Erdogan tha se nëse BE-ja e kornizon misionin e turqisë në Siri, si një pushtim, atëherë detyra e turqisë është shumë e thjeshtë, ajo do të hapë dyert për 3,6 milionë refugjatë sirianë, dhe do t’i lejojë ata të zbarkojnë në Europe.

Ushtria turke po avancon në luftimin e saj kundër luftëtarëve kurdë, dhe po vazhdon bombardimet në Sirinë veriore.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët pretendojnë se bombat tashmë kanë vrarë dhe plagosur civilë.

Operacioni i quajtur ” Pranvera e paqes” filloi të mërkurën me nisjen e aeroplaneve të luftës.

Erdogan pretendon se një ‘zonë e sigurt’ 30 milje e thellë dhe 75 milje e gjerë do t’i nxisë kurdët të largohen  dhe do të ndihmojë riatdhesimin e sirianëve.

Trump kishte rënë dakord të tërhiqte trupat amerikane nga Siria dhe t’ia dorëzonte turqisë kontrollin e operacionit ushtarak, por presidenti amerikan tha se përfshirja e  Turqisë në Siri ishte një ‘ide e keqe’ dhe se SH.B.A. ‘nuk e miraton këtë sulm’.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota erdogan siria trump erdogan siria trump

Sondazh

Poll