Bota

‘Shengeni i vogël’, Rama: Kemi vullnet për ta bërë, është kapërcim historik (VD)

10 Tetor 2019, 10:36 Nga DOSJA
‘Shengeni i vogël’, Rama: Kemi vullnet për ta

SERBI- Pas takimit të zhvilluar në Novi Sad, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev. Në fjalën e tij, Rama foli për lehtësirat që do të përfitohen nga “Shengeni i vogël.”

Deri në vitin 2021 “Shengeni i vogël” do të jetë realitet. Vullneti është i plotë për ta bërë. Ky është kapërcim historik sepse kur flisja për Shengenin ngiheshin lloj lloj hipotezash. Njerëzit të mos pengohen që të kalojnë në kufi. Kostoja e 5 fish më e vogël për qytetarët që kalojnë në kufi. Taksat i vendosin parlamentet e zgjedhur dhe jo historia,”-tha Rama.

Takimi i sotëm në Serbi do të ndiqet nga një tjetër në Ohër. Në fokus të Shengenit të Vogël është bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe qarkullimin e lirë të mallrave, treg që do t’u shërbejë më shumë se 20 milion njerëzve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama shengeni i vogel edi rama shengeni i vogel

Sondazh

Poll