Bota

Anëtarja e Bordit të RTK-së bën thirrje të bojkotohet bregdeti shqiptar!

Pas postimit të saj, ka reaguar Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha. Hoxha, me ironi ka deklaruar se bordit aktual të RTK-së i “duhet mandat i përhershëm”.

16 Qershor 2023, 14:45 Nga A.B
Anëtarja e Bordit të RTK-së bën thirrje të bojkotohet
Albulena Mehmet

KOSOVË- 'Të bojkotohet bregdeti shqiptar'- kjo është thirrja e bërë nga anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti.

Sipas saj, “vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit”.

REAGIMI I SAJ:

"Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. P.s 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm", shkruan ajo.

Pas postimit të saj, ka reaguar Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha. Hoxha, me ironi ka deklaruar se bordit aktual të RTK-së i “duhet mandat i përhershëm”.

Anëtarja e Bordit të RTK-së bën thirrje të bojkotohet

albulena mehmeti

Sondazh

Poll