Bota

VIDEO/ Sulmohen me molotov gazetarët në Leposaviç

Sipas mediave të Kosovës, ata janë sulmuar teksa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga komuna me automjet.

16 Qershor 2023, 14:47 Nga a.l
VIDEO/ Sulmohen me molotov gazetarët në Leposaviç
Sulmi ndaj gazetarëve

KOSOVË- Protestuesit serbë në Leposaviç kanë sulmuar me bomba molotov në drejtim të gazetarëve. Sipas mediave të Kosovës, ata janë sulmuar teksa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga komuna me automjet.Siç shihet nga pamjet, gazetari vrapon për të mos u lënduar. 

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm tre shpërthime të njëpasnjëshme janë raportuar në Veri, saktësisht në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.Ngjarjet kanë ndodhur në intervalin e kohës prej orës 23:30 deri në orën 01:30 të mbrëmjes. Policia njofton se makina e efektivëve të cilët po patrullonin në këto komuna është sulmuar me gurë dhe dyshohet se drejt tyre është hedhur një shok-bombë. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll