Bota

Paraburgim për 3 policët e Veriut/ Prokuroria e Lartë në Kralevë nis hetimin për “posedim të paligjshëm të armëve”

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

16 Qershor 2023, 14:43 Nga a.l
Paraburgim për 3 policët e Veriut/ Prokuroria e Lartë në
Rrëmbimi i policëve në veri

KOSOVË- Prokuroria e Lartë në Kralevë, një qytet në jug të Serbisë, ka nisur hetimet për 'posedim të paligjshëm të armëve' për 3 policët e Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi. 

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Tre policët u njohën sot me masën e sigurisë. Ata u lanë në 30 ditë paraburgim nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë. Qeveria e Kosovës pretendon se policët janë “rrëmbyer”, pasi, sipas saj, ata janë arrestuar në territorin e Kosovës. Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll