Bota

E rëndë në ITALI/ Tik-Tokeri i famshëm vrau fëmijën 5-vjeç, djemtë në Lamborghini: Më prishët makinën me atë baraken

Pas aksidentit youtuberi doli nga mjeti dhe filloi t’i bërtiste të ëmës së 5-vjeçarit, e cila ishte e plagosur, duke i thënë “Më prishët makinën me atë baraken”.

15 Qershor 2023, 19:05 Nga f.i
E rëndë në ITALI/ Tik-Tokeri i famshëm vrau
Matteo Di Pietro

ITALI- Djemtë e përfshirë në aksidentin fatal në Romë, ku mbeti i vrarë një djalë 5-vjeçar pas aksidentit qëndruan aty. Mediat e huaja raportojnë se drejtues i fuoristradës ishte pikërisht tik-tokeri  i njohur italian Matteo Di Pietro, pas përplasjes së automjetetit të tij tip 'Lamborghni' me një tjetër automjet tip 'Smart', është treguar i pasjellshëm dhe arogant.

Sipas mediave italiane mësohet se një nga prindërit e shokëtve të Manuelit, djalit 5-vjeçar që humbi jetën, tha se të rinjtë pas aksidentit qëndruan aty dhe nuk derdhën asnjë pikë lot. Madje sipas tij, fill pas aksidentit youtuberi doli nga mjeti dhe filloi t’i bërtiste të ëmës së 5-vjeçarit, e cila ishte e plagosur, duke i thënë “Më prishët makinën me atë baraken”.

Themeluesi i The Borderline, Matteo Di Pietro akuzohet për vrasje dhe lëndime në rrugë. Edhe të rinjtë që ndodheshin në makinë me të rrezikojnë të hetohen nëse do të konstatohet se po xhironin video teksa ishin në automjet.

aksident ne itali vdes djali 5 vjec itali

Sondazh

Poll