Bota

PAMJET- Shtrëngimi i masave/ Dhjetëra kamionë të bllokuar në kufirin mes Kosovës e Serbisë

Masat e shtuara kanë bërë që dhjetëra kamionë, me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, shihen të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë.

15 Qershor 2023, 18:53 Nga f.i
PAMJET- Shtrëngimi i masave/ Dhjetëra kamionë të bllokuar
kamionët në kufi

KOSOVË- Autoritetet e Kosovës thanë se kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Masat e shtuara kanë bërë që dhjetëra kamionë, me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, shihen të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë.

Pamjet janë publikuar nga REL.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll