Bota

Deklarata e Vuçiç për fëmijët në luftë/ Reagon ashpër deputetja serbe: Presidentit t’i bëhet kontroll psikiatrik

Deputetja i ka quajtur fjalët e Vuçiç deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme. Ajo shtoi se futja e fëmijëve të mitur në konfliktet në Kosovë tregon se Vuçiç nuk ka ndonjë zgjidhje të arsyeshme për çështjen e Kosovës.

15 Qershor 2023, 18:43 Nga f.i
Deklarata e Vuçiç për fëmijët në luftë/
Sanda Rashkoviç Iviç

SERBI- Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviç Iviç gjithashtu edhe psikiatre, tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiç synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, siç bëri Adolf Hitleri në vitin 1945, shkruajnë mediat e huaja.

Iviç ka reaguar ashpër pas deklaratave të Vuçiç, i cili tha se fëmijët serbë të moshës 12 dhe 13 vjeçare në Kosovë janë të gatshëm të vdesin ‘sepse janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti’. Deputetja i ka quajtur fjalët e Vuçiç deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme.

"Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë”, tha Rashkoviç Iviç.

“Vlerësimet për gjendjen mendore të asnjë personi nuk mund të bëhen pa një ekzaminim paraprak. Është padyshim një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme dhe ata që bëjnë deklarata të çmendura dinë të vazhdojnë”, shpjegoi psikiatri.

Ajo shtoi se futja e fëmijëve të mitur në konfliktet në Kosovë tregon se Vuçiç nuk ka ndonjë zgjidhje të arsyeshme për çështjen e Kosovës.

aleksander vucic serbi tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll