Bota

Kurti: Serbia dërgoi njësitë elitare për të arrestuar policët që luftonin kontrabandën

Ndërkohë që për rrëmbimin e 3 oficerëve shqiptarë nga Serbia, Kurti tha se atë e bënë dy formacione ushtarake serbe, përfshirë edhe njësinë “Cobra”.

15 Qershor 2023, 18:22 Nga I.A

Kurti: Serbia dërgoi njësitë elitare për të arrestuar

KOSOVË- Kryeministri i Koosvës Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës tha se shteti nuk ka problem me qytetarët serbë por me kriminelët që veprojnë në veri të Kosovës. Duke folur për arrestimin e kreut të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Kurti u shpreh se ai ka organizuar sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave. Ndërkohë që për rrëmbimin e 3 oficerëve shqiptarë nga Serbia, Kurti tha se atë e bënë dy formacione ushtarake serbe, përfshirë edhe njësinë “Cobra”.

“Njësitet policore ne i kemi vendosur në 16 rrugë në veri për të parandaluar kontrabandën. Policët e arrestuar ishin të specializuar për të parandaluar kontrabandën, por Serbia i dërgoi njësitet më elitare për arrestimin e policëve”, tha Kurti.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll