Bota

U kap me 9 kg kanabis, 33 vjeçari nga Saranda emër i njohur për policinë, dhunoi një person në restorant

Pas ditë më pas Gjykata e Sarandës e liroi Prodën dhe i caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

15 Qershor 2023, 18:00 Nga I.A
U kap me 9 kg kanabis, 33 vjeçari nga Saranda emër i njohur për
Policia

SARANDË- I riu u arrestuar ditën e sotme në Qeparo, pasi u kap me lëndë narkotike, nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Mësohet se Proda së bashku me një tjetër person ka dhunuar Elidon Kushovën në një restorant në Sarandë.

Në atë kohë në pranga ra 41-vjeçari Armando Hako, 33-vjeçari Enrik Proda si dhe babai i këtij të fundit. Pas ditë më pas Gjykata e Sarandës e liroi Prodën dhe i caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Proda ra në prangat e policisë së Himarës ditën e sotme pasi dyshohet se po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë. Sipas policisë 33 vjeçari, banues në Sarandë, ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e automjeti nga shërbimet e Policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e tyre, ai është kapur dhe vënë në pranga.

elidon kushova armando hako enrik proda

Sondazh

Poll