Bota

Ambasadori gjerman në Kosovë: Tensionet po dëmtojnë reputacionin dhe potencialin ekonomik të Kosovës

Duke shpërndarë deklaratën e odës ekonomike gjermano-kosovare, Rohde shkruan se tensionet po dëmtojnë reputacionin dhe potencialin ekonomik të Kosovës.  

15 Qershor 2023, 18:36 Nga I.A
Ambasadori gjerman në Kosovë: Tensionet po dëmtojnë
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka bërë thirrje për deeskalimit të tensioneve në veri të Kosovës. Duke shpërndarë deklaratën e odës ekonomike gjermano-kosovare, Rohde shkruan se tensionet po dëmtojnë reputacionin dhe potencialin ekonomik të Kosovës.  

Postimi i Plotë:

Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

jorn rohde tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll