Bota

U ndaluan në Serbi/ Qytetari i liruar: Policët serbë na kanë thënë se arrestimi ynë është politik

Dervish Maliqi u ka thënë para gazetarëve se nga kufiri ishin marrë nga dy civilë dhe pastaj janë dërguar në Kurshumli.

15 Qershor 2023, 17:30 Nga f.i
U ndaluan në Serbi/ Qytetari i liruar: Policët serbë na kanë
Dervish Maliqi

KOSOVË- U arrestuan tre ditë më parë nga autoritetet serbe në Merdarë, një prej 4 të liruarve ka deklaruar se nga policia serbe u është thënë se ndalimi i tyre ka ndodhur për shkak të çështjeve politike që lidhen me situatën në veri të vendit.

Dervish Maliqi u ka thënë para gazetarëve se nga kufiri ishin marrë nga dy civilë dhe pastaj janë dërguar në Kurshumli.

"Kemi qenë duke shkuar për Gjermani, si jemi dalë na kanë ndalu, na morën dokumentet veç na kanë thanë parkoje xhipin dhe na kanë shti në xhip na kanë çuar në Kushumli, kemi nejt 2 orë s’kemi ditë kurgjë. Ata çka munden me bë është 48 orë mbajtje si i dyshuar, më shumë nuk patën fakte. Sipas policisë(serbe), nuk ka pas të bëjë me baraka, kjo është vetëm politikë, për shkak të tensioneve në veri”, ka thënë ai.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

serbi tensionet në veri të kosovës dervish maliqi

Sondazh

Poll