Bota

Kurti viziton familjarët e policit të rrëmbyer Beqir Sefa: Po përpiqemi t’i kthejmë përmes Kryqit të Kuq

Vëllai i Sefës, polici i rrëmbyer, ka thënë se Kurti i ka njoftuar se janë dukë bërë përpjekje që përmes ndihmës së Kryqit të Kuq t’i kthejnë policët në Kosovë. 

15 Qershor 2023, 14:06 Nga a.l
Kurti viziton familjarët e policit të rrëmbyer Beqir Sefa: Po
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar tek familja e njërit nga policët e rrëmbyer dje nga policia serbe. Vëllai i Sefës, polici i rrëmbyer, ka thënë se Kurti i ka njoftuar se janë dukë bërë përpjekje që përmes ndihmës së Kryqit të Kuq t’i kthejnë policët në Kosovë. 

Kurti viziton familjarët e policit të rrëmbyer Beqir Sefa: Po
Kurti viziton policët

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll