Politike

Pengmarrja e 3 policëve të Kosovës në Serbi, Sali Berisha: Komunitetit ndërkomëtar të dënojë këtë akt terrorist

Kryedemokrati e ka dënuar aktin e rëndë menjëherë, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt që sipas Berishës është urdhëruar nga Vuçiç.

14 Qershor 2023, 18:24 Nga k.m.
Pengmarrja e 3 policëve të Kosovës në Serbi, Sali Berisha:
Pamjet nga arrestimi

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë reagimin e parë nga Shqipëria për rrëmbimin e tre policëve në Veri të Kosovës nga forcat serbe. Berisha e ka cilësuar ngjarjen një “akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël”, duke e cilësuar kështu presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Po ashtu, kryedemokrati e ka dënuar aktin e rëndë menjëherë, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt që sipas Berishës është urdhëruar nga Vuçiç.

"Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç,"-shkruan Sali Berisha.

sali berisha tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll