Bota

Tërmet 6.2 ballë në Filipine, banorët largohen me nxitim nga banesat, oficeri: Zgjati 30 sekonda

Tërmetet ndodhin pothuajse çdo ditë në Filipine, një arkipelag i vendosur në “unazën e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik.

15 Qershor 2023, 07:54 Nga A.B
Tërmet 6.2 ballë në Filipine, banorët largohen me nxitim nga
Banoret

FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi mëngjesin e sotëm (15 qershor) në Filipine. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 124 kilometrash në orën 10:00 me kohën lokale (05:00 me orën greke) në brigjet e Calatangan, provinca Batangas, e cila ndodhet pranë kryeqytetit Manila.

Shefi i policisë së Calatangan, Emil Mendoza tha se doli jashtë me punëtorë të tjerë në departamentin e tij kur ndodhi lëkundja. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale. Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesin e vlerësimit të situatës, tha Mendoza për AFP.

Ronald Torres, oficer i ndihmës për fatkeqësitë në Calatangan, tha se tërmeti zgjati nga 30 sekonda në 1 minutë. Është ndjerë veçanërisht në kryeqytet, ku edhe banorët kanë dalë me nxitim nga ndërtesat.

Tërmet 6.2 ballë në Filipine, banorët largohen me nxitim nga

Tërmetet ndodhin pothuajse çdo ditë në Filipine, një arkipelag i vendosur në “unazën e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik.

Tërmeti më i fundit i madh ndodhi në pjesën veriore të Filipineve në tetor. Ai kishte një magnitudë 6.4 ballë dhe goditi qytetin e Dolores, në provincën malore të Ambra, duke plagosur civilë, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke ndërprerë energjinë në pjesën më të madhe të zonës.

Një tërmet me magnitudë 7 që goditi gjithashtu provincën Abra në korrik vrau njëmbëdhjetë njerëz dhe plagosi qindra të tjerë, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe çarje në tokë./Dosja.al

termet ne filipine

Sondazh

Poll