Bota

Rrëmbimi i 3 policëve në Veri/ Deputetja britanike: Pëshkallëzim serioz i tensioneve! Fuqitë perëndimore të vendosin sanksione

Përmes një postimi në Twitter, ajo shprehet se ky është një përshkallëzim shumë serioz i tensioneve, që kërkon reagim të fuqishëm nga fuqitë perëndimore.

15 Qershor 2023, 07:45 Nga a.l
Rrëmbimi i 3 policëve në Veri/ Deputetja britanike:
Alicia Kearns

KOSOVË- Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve kosovarë, një ditë më parë nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, ajo shprehet se ky është një përshkallëzim shumë serioz i tensioneve, që kërkon reagim të fuqishëm nga fuqitë perëndimore.

“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz. Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”, ka shkruar Alicia Kearns, deputete në Britaninë e Madhe. 

Merren peng 3 policë 

Tre policë kufitar janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht në afërsi të një fshati në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim.  

alicia kearns tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll