14 Qershor 2023, 19:57
Nga I.A

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në konferencë për media deklaroi se situata e krijuar në veri të Kosovës, e bën të dyshojë në qëllimet e tij. Haradinaj tha se kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e aleancës veriatlantike të NATO-s e Amerikës.
“Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha ai.
Duke komentuar lajmin e rrëmbimit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, Haradinaj theksoi se me këtë rast u përdhos uniforma e policisë.
“Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë preson mbi Serbinë për lirimin e tyre, kthimin e tyre në familje, dhe që aktet te tilla të mos përsëriten më kurrë. E ftojmë ministrin Sveçla të pranojë dorëheqjen sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës. Ne mendojmë që Kurti po shkon në drejtim të kundërt, ai s’po e udhëheqë Kosovën drejt stabilitetit. E ka sjellë Kosovën në palë të dështuar. Pra aleatët tanë, përkrahësit tanë të sigurisë kanë filluar ndëshkime për ne që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së, po ashtu tha se kryeministri Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe se po synon me vetëdije shkatërrimin e gjërave të arritura deri tani.
“Është momenti par ta ndalur Kurtin, mocioni dhe çdo formë tjetër që të mos e lejojmë t’i rrezikojë marrëdhëniet me aleatet tanë të sigurisë”, përfundoi Haradinaj.
Merren peng 3 policët
Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.
ramush haradinaj tensione në veri të kosovës
Bota
14 Qershor 2023, 19:47
a.l
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të...
Bota
14 Qershor 2023, 19:44
k.m.
Foto ilustruese
PRISHTINË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka kall&eum...
Bota
14 Qershor 2023, 19:41
k.m.
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë, tha ambasadorja e p...
Bota
14 Qershor 2023, 19:40
a.l
Peter Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku nuk e përjashton mundësin...
Bota
14 Qershor 2023, 19:35
I.A
Fidan Ademi
KOSOVË- Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, nga radhët e Lëvizjes Vetëven...
Bota
14 Qershor 2023, 19:30
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasi ka mbërritur në Bare, në vendin ...
Bota
14 Qershor 2023, 19:22
a.l
Donika Gërvalla
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar për rrëmbimin e policëve kos...
Bota
14 Qershor 2023, 19:15
I.A
SHBA
SHBA- Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë, tha a...
Bota
14 Qershor 2023, 18:53
I.A
Valentin Selmanaj
KOSOVË- Mësuesi nga Deçani, Valentin Selmanaj ka marrë masën e sigurisë ditën e sotme, pas...
Bota
14 Qershor 2023, 19:00
a.l
Peter Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri pas rr&eu...