Bota

Rrëmbimi i 3 policëve në Veri/ Ministrja e Drejtësisë 'i drejton' gishtin Perëndimit: Duhet të përgjigjeni ju për këtë provokim

Haxhiu e ka cilësuar këtë ngjarje si një provokim të Serbisë ndërsa thekson se faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet.

14 Qershor 2023, 19:47 Nga a.l
Rrëmbimi i 3 policëve në Veri/ Ministrja e Drejtësisë
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në Leposaviç. Haxhiu e ka cilësuar këtë ngjarje si një provokim të Serbisë ndërsa thekson se faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet.

“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviç.Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ajo. 

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

albulena haxhiu tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll