Bota

Rrëmbimi i tre policëve/ Bislimi akuza Brukselit: Po mbyll sytë para shkeljeve të Serbisë

Ai ka akuzuar Brukselin se po mbyll syt ndaj shkeljeve nga Serbia e cila sipas tij po shkel marrëveshjet. 

14 Qershor 2023, 16:40 Nga a.l
Rrëmbimi i tre policëve/ Bislimi akuza Brukselit: Po mbyll sytë
Besnik Bislimi

KOSOVË-Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe. Ai ka akuzuar Brukselin se po mbyll syt ndaj shkeljeve nga Serbia e cila sipas tij po shkel marrëveshjet. 

“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij personal në Facebook, derisa ka shpërndarë postimin e kryeministrit Kurti për kidnapimin e tre policëve. 

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

besnik bislimi tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll