Politike

Kryesia e PD mblidhet nesër! Kërkesa e Bardhit: Të mblidhet sot Këshilli Kombëtar, miraton hapjen e garës për kryetarin

Sipas Bardhit, vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

14 Qershor 2023, 13:49 Nga A.B
Kryesia e PD mblidhet nesër! Kërkesa e Bardhit: Të mblidhet sot
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i kërkon kryesisë të thërrasë ditën e sotme Këshillin Kombëtar për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit dhe zbatimit të Statutit.

Në kërkesën e tij, ai argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e anëtarësisë, ndërkohë që sipas tij vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

Kërkesa e Bardhit

1. Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetem Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.

2. Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq ketë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në statut kryesisë së degës. Regjistri i degës përditësohet sipas rregullave që miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.

3. Komisioni Zgjedhor funksionon vetem pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor.

Kryesia e PD mblidhet nesër! Kërkesa e Bardhit: Të mblidhet sot

Kjo kërkesë e Bardhit, vjen në të njëjtën kohë kur me kërkesë të 7 anëtarëve të PD-së, nesër do mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të nisur punën, për zgjedhjen e kryetarit të ri. 

/Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll