Politike

Opozita bashkon votat në Kavajë, zgjedhin kryetar të këshillit kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’

Në procesin e votimit të zhvilluar sot, anëtarët e këshillit në radhët e opozitës kanë bashkuar votat për të zgjedhur Hylviun.

14 Qershor 2023, 13:15 Nga A.B
Opozita bashkon votat në Kavajë, zgjedhin kryetar të
Kandidatët

KAVAJË- Opozita është bashkuar në Kavajë. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Rudi Hylviu është zgjedhur kreu i këshillit bashkiak të Kavajës. Në procesin e votimit të zhvilluar sot, anëtarët e këshillit në radhët e opozitës kanë bashkuar votat për të zgjedhur Rudi Hylviu.

Hylviu ka marrë 16 vota, ndërkohë nga ana tjetër rivalja e tij sërish nga i njëjti koalicion ka marrë 15 vota. 31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar, PSD 2 këshilltarë.

Sot është betuar dhe kryebashkiaku i ri Fisnik Qosja, i cili mundi në garën e 14 majit kandidatin e PS, Redjan Krali./Dosja.al

rudi hylviu

Sondazh

Poll