Politike

Berisha: Basha duhet të zbatojë urdhrat e Ramës ose ha 6 vite burg, Alibeaj e ka vëllain trafikant

Berisha tha se Alibeaj ka të shoqen në gjykatë kushtetuesi, e cila ka kunatin të arrestuar për trafik armësh, duke shtuar se prandaj i kontrollon Rama ata.

13 Qershor 2023, 22:52 Nga I.A
Berisha: Basha duhet të zbatojë urdhrat e Ramës ose ha 6 vite
Sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Lulzim Bashën e pret ose zbatimi i urdhrit të Ramës ose 6 vite burg, minimumi, për larje parash. I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, Berisha tha se Alibeaj ka të shoqen në gjykatë kushtetuesi, e cila ka kunatin të arrestuar për trafik armësh, duke shtuar se prandaj i kontrollon Rama ata.

Sali Berisha: Demokratët kanë të drejtë për një hapje konstruktive dhe një qëndrim pajtues, pasi dështoi plani i Edi Ramës për të nxjerrë 61 kandidatë. Edi Rama ua dërgoi me zarf. Ata mbështetën kandidatët e primareve. Prandaj ata janë kontributorë dhe prandaj PD-ja është e detyruar qenë të diskutojë dhe të mblidhet me ta. Kishte një skenar të shëmtuar. Lulzim Bashën e pret ose zbatimi i urdhrit të Ramës ose 6 vite burg, minimumi, për larje parash, sepse dosja është mbyllur për një firmë. Prokurori është gati për të firmosur sapo të marrë urdhrin. Alibeaj ka të shoqen në gjykatë kushtetuesi, e cila ka kunatin të arrestuar për trafik armësh. Prandaj i kontrollon Rama këta.

sali berisha

Sondazh

Poll