Politike

Non grata nga Britania, Berisha: Komplot i ambasadorit me Ramën, do të publikoj dokumentet

Berisha tha se një gjë të tillë do ta provojë me fakte dhe dokumente, të cilat paralajmëroi se do t’i publikonte shumë shpejt për publikun.

13 Qershor 2023, 22:42 Nga I.A
Non grata nga Britania, Berisha: Komplot i ambasadorit me Ramën, do të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike Sali Berisha u shpreh se shpallja e tij non grata nga Britania u bë si një aferë korrupsioni e ambasadorit Alastair King-Smith, Erion Veliajt, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, Berisha tha se një gjë të tillë do ta provojë me fakte dhe dokumente, të cilat paralajmëroi se do t’i publikonte shumë shpejt për publikun.

Berisha: E gjitha kjo është në aferë korrupsioni e Allister, Veliajt, Bashës dhe Ramës. Do ta provoj këtë gjë me fakte dhe dokumente. E kam shumë të lehtë të faktoj korrupsioni si një mekanizëm për të shkatërruar demokracinë. Unë si kryeministër dhe president kam rivendosur marrëdhëniet me Britaninë e Madhe. Del një i korruptuar dhe mashtron qeverinë e tij për gjëra të pa imagjinueshme. Një organizatë kriminale me Fatjon Dautin me një njeri që nuk e kisha njohur kurrë në jetën time, një person që ka thyer selinë e PD-së në 8 janar. Nuk e dija se kush është. Do të dal shumë shpejt me dokumente dhe do të marrë një ankesë në rrugë zyrtare.

sali berisha

Sondazh

Poll