Bota

Tensionet në kosovë "Shkarkimi i Kurtit urgjencë kombëtare", Haradinaj: Po kërkon shpëtim tek kriminelët në veri

Haradianj shprehet se Kurti po kërkon shpëtim tek kriminelët në veri.

14 Qershor 2023, 13:09 Nga f.i
Tensionet në kosovë "Shkarkimi i Kurtit urgjencë
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kritika sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Haradinaj ka reaguar në rrjetin social Facebook, pas arrestimit të shtetasit serb si organizator i sulmit nga trupave të KFOR.

Haradianj shprehet se Kurti po kërkon shpëtim tek kriminelët në veri.

"I zbuluar dhe i kapur në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapur në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë; I kapur në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri. S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare”,- tha ai.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll