Bota

Osmani mban fjalimin në PE/ Kërkon mbështetje për Kosovën: Europa është destinacioni ynë

14 Qershor 2023, 11:50 Nga f.i
Osmani mban fjalimin në PE/ Kërkon mbështetje për
Vjosa Osmnai

FRANCË- Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka nisur fjalimin në Parlamentin Evropian. Osmani citon fjalët e Rugovës edhe më tej duke kërkuar mbështetjen e PE-së në rrugën europiane të Kosovës, rikujtoi thënien e presidentit Rugova: Shtëpia nuk mbahet pa miq’ dhe në këtë kontekst, shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe përcaktimin se Bashkimi Evropian është destinacioni Kosovës.

'Kosova është flakadan i demokracisë, po punojmë për të ruajtur këtë. Sot jam e nderuar që jam presidentja e parë që mbaj fjalën në Parlamentin Evropian. Sot jam këtu për të folur për shtetin e pavarur të Kosovës, por edhe për t’ju thënë faleminderit. Qëndroni të palëkundur pranë nesh.”- thotë Vjosa Osmani.

"Presidenti Rugova e konsideroi çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm për t’u bashkuar në emër të vlerave të cilat ky Union i përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur. Europa jo vetëm që ia kishte hapur dyert Presidentit Rugova, por kishte hapur zemrat dhe mendjet e saj për një popull të shtypur sistematikisht. Sot, duke qëndruar këtu në Strasburg, kam nderin të jem presidentja e parë e Republikës së pavarur të Kosovës që do të flas para Parlamentit Evropian, për t’ju falënderuar për kontributin e pamasë dhe të vazhdueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë, demokracinë tonë dhe pavarësinë”, tha ajo.

vjosa osmani

Sondazh

Poll