Bota

Anulimi i takimit të dy qeverive/ Flet kreu i komunës së Gjakovës: Do ishte ditë e shënuar, nuk është lajm i mirë për ne

Gjini u shpreh se takimi ka qenë i zbehur për shkak të tensioneve në veri, por përsëri tha se i mirëpret dy qeveritë më 14 qershor të vitit 2024.

14 Qershor 2023, 11:32 Nga f.i
Anulimi i takimit të dy qeverive/ Flet kreu i komunës së
Ardian Gjini

KOSOVË- Takimi i dy qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahej në Gjakovë. Pas anulimit të mbledhjes një reagim ka ardhur edhe nga kreu i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. 

Gjini u shpreh se takimi ka qenë i zbehur për shkak të tensioneve në veri, por përsëri tha se i mirëpret dy qeveritë më 14 qershor të vitit 2024.

“Nuk është lajm i mirë për Gjakovën. Kjo ceremoni ka qenë paksa e zbehur dhe më herët, për shkak të disa problemeve që ne i kemi në Veri. Shpresoj që do ta mbajnë mend dhe më 14 qershor 2024 kur të festojmë një çerek shekulli në liri i presim. Nesër kemi një ditë të shënuar, për shkak se në fund të luftës kemi pasur numrin më të lartë të civilëve të të vdekurve. Iu bëjmë thirrje publike që më 14 qershor të 2024 i presim në Gjakovë dhe më mirë”,- tha Gjini për Ballkanweb.

Anulimi i takimit të dy qeverive

Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Gjakovë, është anuluar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se mbledhja mes dy qeverive nuk do të zhvillohej, duke thënë se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Ndërkohë Kosova në reagimin e saj pas anulimit, tha se kjo është hera e parë që një mbledhje anulohet në mënyrë të njëanshme dhe ata që do humbasin janë qytetarët. Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri u caktua në një periudhë mes tensioneve në komunat në veri, ku kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për qetësimin e situates me prezantimin e një draft-statuti për Asocacionin.

ardian gjini

Sondazh

Poll