Bota

U anulua mbledhja e Qeverisë nga Rama, Kurti s'përgjigjet për mediat, nxiton për në zyrë

Ai ka refuzuar të përgjigjej duke thënë se i duhej të shkojë në zyrë.

14 Qershor 2023, 13:01 Nga A.B
U anulua mbledhja e Qeverisë nga Rama, Kurti s'përgjigjet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk është përgjigjur për mediat në lidhje me mbledhjen e anuluar nga kryeministri Rama. I pyetur nga gazetarja e Top Channel, ai ka refuzuar të përgjigjej duke thënë se i duhej të shkojë në zyrë.

Gazetarja: Për anulimin e mbledhjes së qeverive?

Kurti: Kam folur gjerë e gjatë për këtë punë. Më duhet të shkoj në zyrë.

Gazetarja: A po i ndihmon Shqipëria në këtë rast me anulim mbledhjeje?

Anulimi i takimit të dy qeverive

Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Gjakovë, është anuluar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se mbledhja mes dy qeverive nuk do të zhvillohej, duke thënë se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Ndërkohë Kosova në reagimin e saj pas anulimit, tha se kjo është hera e parë që një mbledhje anulohet në mënyrë të njëanshme dhe ata që do humbasin janë qytetarët. Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri u caktua në një periudhë mes tensioneve në komunat në veri, ku kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për qetësimin e situates me prezantimin e një draft-statuti për Asocacionin.

 

albin kurti

Sondazh

Poll