Bota

Fjalimi në PE, Osmani u drejtohet serbëve: Republika e Kosovës është shtëpia juaj

Duke folur për të drejtat që ofron Kosova për të gjithë qytetarët, Osmani u bëri thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat që i garanton Kushtetuta e këtij vendi.

14 Qershor 2023, 12:18 Nga f.i
Fjalimi në PE, Osmani u drejtohet serbëve: Republika e Kosovës
Vjosa Osmani

FRANCË- Në Parlamentin Evropian, presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar serbëve duke thënë se Republika e Kosovës është shtëpia e tyre.

Duke folur për të drejtat që ofron Kosova për të gjithë qytetarët, Osmani u bëri thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat që i garanton Kushtetuta e këtij vendi.

"Ekzistenca e shtetit tonë dëshmon çfarë mund të bëjnë demokracitë kur bëhen bashkë, kur i dalin ballë pushtuesit, kur mbështesin ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi, dhe kur ju bashkoheni kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se ndiheni të përfshirë,"- tha Osmani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

vjosa osmani ne pe

Sondazh

Poll