Bota

SKANDALI në Deçan! "Më puthi dy herë", mësuesi kundërshton akuzën e nxënëses 12-vjeçare: Vetëm e përkëdhela

Selmanaj, në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por veprimet e tij kanë qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke ia vendosur dorën në kokë.

14 Qershor 2023, 11:41 Nga f.i
SKANDALI në Deçan! "Më puthi dy herë",
Valentin Selmanaj

KOSOVË- Valentin Selmanaj, mësuesi i cili u filmua duke puthur me forcë një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore 'Lidhja e Prizrenit' në Deçan, ka mohuar akuzat e të miturës gjatë dëshmisë së tij. 

Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë, ka deklaruar në stacionin policor se i dyshuari V.S. e ka puthur në buzë atë dy herë, pa pëlqimin e saj.

Ndërsa i dyshuari, Valentin Selmanaj, në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por veprimet e tij kanë qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke ia vendosur dorën në kokë dhe se i njëjti e ka afruar afër vetes për disa sekonda, te faqja.

Video e filmuar nga nxënësit e shkollës tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë. Kjo ngjarje që ka ndodhur brenda shkollës i ka kushtuar me arrestim mësimdhënësit të dyshuar.

mesuesi puth nxenesen valentin selmanaj

Sondazh

Poll