Bota

Të shtëna brenda shkollës në Serbi, mësuesi qëllohet nga një nxënës, djali i një politikani të njohur

Nxënësi dyshohet se kishte mbërritur në shkollë mëngjesin e sotëm me armë dhe ka kërkuar mësuesin ndaj të cilit ka qëlluar disa plumba.

14 Qershor 2023, 10:23 Nga A.B
Të shtëna brenda shkollës në Serbi, mësuesi
Shkolla

SERBI- Të shtëna me armë në një shkollë Serbi. Në shkollën fillore “Lukavac Grad” është plagosur rëndë djali i ish-deputetit të SDA-së në Parlamentin e BeH-së, Ismet Osmanoviç. Bëhet fjalë për mësuesin Nedimo Osmanovic, i cili u qëllua nga një nxënës i cili më parë ishte përjashtuar nga shkolla për sjellje të pahijshme.

Sipas mediave serbe, nxënësi dyshohet se kishte mbërritur në shkollë mëngjesin e sotëm me armë dhe ka kërkuar mësuesin ndaj të cilit ka qëlluar disa plumba. Mësuesi ka marrë një plage me armë zjarri në qafë dhe aktualisht po i nënshtrohet një operacioni. 

Autori është arrestuar./Dosja.al

te shtena me arme ne serbi

Sondazh

Poll