Bota

Anulimi i mbledhjeve të dy qeverive, reagon deputeti i LDK-së: Kosova ka nevojë për normalitet në politikë...

Sipas Hotit, vetëm në një situatë normale mund të këtë zhvillim me të mirë për qytetarët e Kosovës pa dallim.

14 Qershor 2023, 09:09 Nga f.i
Anulimi i mbledhjeve të dy qeverive, reagon deputeti i LDK-së: Kosova
Avdullah Hoti

KOSOVË- Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive është shprehur se Kosova ka nevojë për nomalitet në marrëdhëniet me jashtë.

Sipas Hotit, vetëm në një situatë normale mund të këtë zhvillim me të mirë për qytetarët e Kosovës pa dallim.

"Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë. Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Vetëm në një situatë normale mund të ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës,"-shkruan Hoti.

Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Gjakovë, është anuluar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se mbledhja mes dy qeverive nuk do të zhvillohej, duke thënë se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Ndërkohë Kosovan ë reagimin esaj pas anulimit, tha se kjo është hera e parë që një mbledhje anulohet në mënyrë të njëanshme dhe ata që do humbasin janë qytetarët. Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri u caktua në një periudhë mes tensioneve në komunat në veri, ku kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për qetësimin e situates me prezantimin e një draft-statuti për Asocacionin.

avdullah hoti

Sondazh

Poll