Bota

E RËNDË në Egjipt/ Autobusi përplaset me kamionin, vdesin 15 persona

Sipas dëshmitarëve okularë shkak është bërë shpejtësia e minibusit.

13 Qershor 2023, 19:13 Nga f.i
E RËNDË në Egjipt/ Autobusi përplaset me kamionin, vdesin 15
foto ilustruese

EGJIPT- Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në jug të Kajros. Mediat e huaja raportojnë se një aksident ndodhi në autostradë, ku një minibus u përplas me një kamion. 

Sipas dëshmitarëve okularë shkak është bërë shpejtësia e minibusit. Ata thanë se shumica e të vdekurve ishin pasagjerë. Autoritet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit fatal me 15 viktima.

Në Egjipt, aksidentet e trafikut janë të zakonshme dhe marrin mijëra jetë çdo vit. Shumica e aksidenteve shkaktohen nga shpejtësia, mirëmbajtja e dobët e rrugëve dhe zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.

15 te vdekur ne egjipt

Sondazh

Poll