Bota

Përshkallëzimi i situatës në veri/ Reagon kryeministrja serbe: Kurti kërkon të shmangë zbatimin e marrëveshjes

Brnabiç u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndihmojë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin.

13 Qershor 2023, 19:08 Nga f.i
Përshkallëzimi i situatës në veri/ Reagon kryeministrja
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se është përgjegjësi kryesor i tensioneve në veri. 

Në një deklaratë për mediat nga Londra, Branbiç tha se synimi i Kurtit është të shkaktojë dhunë dhe nëpërmjet kësaj të arrijë të shmangë edhe detyrimet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit të cilat përfshijnë edhe asociacionin.

Gjithashtu ajo u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndihmojë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll