Bota

Mësuesi puth me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, flet drejtori i shkollës: Mohoi gjithçka, mendova se do pësonte infarkt

Maloku tha se ishte në Shëngjin me stafin e shkollës, kur dikush ia kishte dërguar videon ku mësuesi shihet teksa e puthte nxënësen e mitur.

13 Qershor 2023, 18:56 Nga I.A
Mësuesi puth me dhunë në buzë nxënësen e
Qazim Maloku

KOSOVË- Qazim Maloku, drejtor i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan ka treguar se si është njoftuar për puthjen me zor të një mësuese me nxënësen e mitur. Maloku tha se ishte në Shëngjin me stafin e shkollës, kur dikush ia kishte dërguar videon ku mësuesi shihet teksa e puthte nxënësen e mitur.

“Më a ardhur një video që më ka shokuar ku shihej ai akt i shëmtuar që kishte ndodhur në shkollë”, tha Maloku.

Ai tha se personi që ia dërgoi videon, ishte një nënë, ish nxënëse e kësaj shkolle.

“E kam thirrë profesorin dhe kam kërkuar sqarime prej tij. Dukej se ishte ai, mirëpo nuk isha 100% i sigurt”, tha ai.

Rasti është denoncuar në polici dhe mësuesi Valentin Selmanaj është vënë në pranga. Ai pritet të përballet me akuzën për veprën penale "sulm seksual'./Dosja.al

qazim maloku valentin selmanaj mesuesi puth nxenesen

Sondazh

Poll