Politike

Dialogu me opozitën/ Balla: PS është gati, s’ka zgjedhje të parakohshme. Ja vijat e kuqe

2 Mars 2019, 12:35 Nga DOSJA
Dialogu me opozitën/ Balla: PS është gati, s’ka zgjedhje

ELBASAN- Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë e Zgjeruar në Elbasan, ku nuk kanë munguar mesazhet e forta politike.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pas deklaratës së presidentit Ilir Meta që tha se palët duhet të ulen për dialogu.

Balla thotë se PS është e gatshme të ulet dhe të dialogojë me opozitën, por nuk pranon opsionin e zgjedhjeve të parakohshme. Balla tregon vijat e kuqe për PS, që janë negociatat që cënojnë demokracinë.

PS është e gatshme për dialog me opozitë, por jo për negociata në dëm të demokracisë. Nuk negociojmë rregullat bazë të demokracisë. Ne mund të dialogojmë me opozitën për ti ofruar të gjitha garancitë ligjore për rregulla të qarta e te barabarta loje. Çdo palë duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr dhe veprimet që kryen. Nuk është faji ynë që opozita vendosi të hyjë në rrugën pa kthim të djegies së mandateve dhe lenies ne balte te votuesve te vet. Shqipëria ka një Parlament dhe Qeveri legjitime të dala nga zgjedhjet e vitit 2017, të çertifikuara nga KQZ, OSBE/ODHIR, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian. Zgjedhjet e ardhshme te përgjithshme do të jenë në vitin 2021. Këto janë të panegociueshme. Te djegësh mandatet është tradhëti. Këta kanë djegur mandatet dhe duan të djegin Shqipërinë. Saliu, Luli dhe Monika ta harrojnë se mund ta kthejnë Sqipërinë në 97. E turpshme që opozita bllokoi Samitin e Diasporës.

 

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta tha se opozita dhe qeveria duhet të ulen për dialog për hir të negociatave me Bashkimin Europian. (Lexo ketu).

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për dialog me qeverinë. Basha tha sot se rruga e vetme janë protestat. (Lexo ketu)

Thirrja për dialog vjen pas vendimit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet. Opozita dogji mandatet dhe vendi ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Ky opsion është përjashtuar nga kryeministri Edi Rama. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu opozite-qeveri djegia e mandateve te opozites partia socialiste taulant balla zgjedhje te parakohshme dialogu opozite-qeveri djegia e mandateve te opozites partia socialiste taulant balla zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll