Politike

Përçarje në familjen Hajdari?! Rudina mban mandatin, Kiri në protestën e Lulzim Bashës (FOTO)

2 Mars 2019, 12:25 Nga DOSJA
Përçarje në familjen Hajdari?! Rudina mban mandatin, Kiri

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka përforcuar gjithnjë e më shumë zërat se pas Myslim Murrizit do të jetë e dyta që do e ruajë mandatin e saj.

Hajdari në reagimet e fundit publike ka thënë se përgjigjia varet nga marrëdhëniet e saj me ndërkombëtarët, që sipas saj mbështesin Shqipërinë. (Lexo ketu).

Por duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim me të vëllain, Kirin. Kiri Hajdari është fotografuar në protestën e opozits së bashkuar para parlamentit, ku u bë edhe djegia e mandateve.

Hajdari siç shihet edhe në këtë foto të Panorama Plus ka marrë pjesë në protestë megjithëse e motra e tij, Rudina ka refuzuar të ndërmarrë aktin ekstrem që ka bërë opozita shqiptare.

Rudina Hajdari dhe Kiri Hajdari, janë dy fëmijët e deputetit të vrarë demokrat Azem Hajdari.

Mosdjegia e mandatit të Hajdarit është lidhur me çështjen e Vettingut, pasi mamaja e Hajdarit, Fatmira është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës. (Lexo ketu)

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kiri hajdari protesta e opozites 21 shkurt rudina hajdari djegia e mandateve te opozites kiri hajdari protesta e opozites 21 shkurt rudina hajdari

Sondazh

Poll