Bota

Ndarja nga jeta e Berlusconit/ Ish-partnerja prek me fjalët: Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të

Fracesca ka deklaruar se Berlusconi ka qenë një udhërrëfyes për të dhe i ka dhënë shumë jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ajo shpirtërore.

13 Qershor 2023, 15:48 Nga f.i
Ndarja nga jeta e Berlusconit/ Ish-partnerja prek me fjalët: Ai ishte jeta
Silvio Berlusconi dhe Francesca Pascales

ITALI- Francesca Pascale, ish-partnerja e Silvio Berlusconit prej 10-vitesh ka prekur me fjalët e saj pas ndarjes nga jeta e ish-kryeministrit italian. Duke folur për "La Repubblica", Fracesca ka deklaruar se Berlusconi ka qenë një udhërrëfyes për të dhe i ka dhënë shumë jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ajo shpirtërore.

“Është e trishtë, kam një rëndesë në zemër, fjalët mungojnë, vdekja është diçka serioze”. Këto kanë qenë fjalët e Francesca Pascales, e cila për më shumë se 10 vite ka qenë partnerja e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Sot ndiej vetëm dhimbje dhe kjo gjë nuk shpjegohet, me Silvion mund të kishe përplasje por ishte e vështirë ta fshije përgjithmonë, e doje dhe e urrejë në të njëjtën kohë. Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të”,-tha ajo.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll