Bota

Peshkaqeni që hëngri turistin rus do të ekspozohet në muze, Egjipti nis punën për mumifikimin

Specialistët e muzeut nxorrën gjysmën e trupit të rusit nga brenda peshkaqenit, duke përfshirë kokën, gjoksin dhe krahët e tij.

13 Qershor 2023, 14:51 Nga f.i

Peshkaqeni që hëngri turistin rus do të ekspozohet në muze,

EGJIPT- Specialistët e muzeut në Egjipt po mumifikojnë peshkaqenin që hëngri në mënyrë të tmershme 23-vjeçarin rus duke notuar në një plazh të njohur turistik. Mediat e huaja raportojnë se më pas do ekspozohet në muze. Specialistët në Institutin e Shkencave Detare dhe Rezervat e Detit të Kuq filluan procesin e balsamimit të kafshës të hënën.

23-vjeçari u gjend para peshkaqenit ndërkohë që ishte në det në Hurghada, Egjipt dhe filloi të bërtiste për ndihmë: Babi më shpëto! 

Specialistët e muzeut nxorrën gjysmën e trupit të rusit nga brenda peshkaqenit, duke përfshirë kokën, gjoksin dhe krahët e tij. Menjëherë pas aksidentit, peshkatarët gjetën gjysmën tjetër të mbetjeve të tij në det. Peshkaqeni thuajse konsumoi të gjithë trupin e Popovit, por e hodhi gjysmën e dytë pasi vuri re një varkë peshkatari që po përpiqej të shkonte në vendngjarje dhe të ndihmonte burrin.

Zyrtarët shpresojnë që duke analizuar peshkaqenin ata mund të jenë në gjendje të krijojnë një plan për të parandaluar të tjerët të sulmojnë plazhistët.

egjipt vladimir popov

Sondazh

Poll