Politike

Rama sulmon Kurtin: Përplasja me aleatët aventurë pa kuptim

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se qëllimi i tyre është i njëjtë, por metodat janë plotësisht të ndryshme.

12 Qershor 2023, 20:32 Nga I.A
Rama sulmon Kurtin: Përplasja me aleatët aventurë pa kuptim
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë 32-vjetorit të PS-së nuk ka lënë pa sulmuar edhe kryeministrin e Kosovës për situatën e tensionuar në veri të saj. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se qëllimi i tyre është i njëjtë, por metodat janë plotësisht të ndryshme. Këto Rama theksoi se kursi i përplasjes së Kurtit me aleatët është një aventurë pa kuptim.

“Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”, tha Rama.

edi rama ps albin kurti

Sondazh

Poll