Politike

“Nuk do t’i shpëtojmë dot shuplakës së shqiptarëve”, Rama: Kemi nevojë për projekt të ri social dhe politikë

Po ashtu, ai ka shtuar se duhet reflektim te vetja e tyre dhe një organizim të ri.

12 Qershor 2023, 20:16 Nga I.A
“Nuk do t’i shpëtojmë dot shuplakës së
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata kanë nevojë për një projekt të ri social dhe politikë në vend. Gjatë 32-vjetorit të PS-së, Rama ka theksuar se nuk kanë për t'i shpëtuar dot shuplakës së shqiptarëve nëse nuk bëjnë punë. Po ashtu, ai ka shtuar se duhet reflektim te vetja e tyre dhe një organizim të ri.  

"Kemi thelluar diferencën me kundërshtarë që për habinë më të madhe në 30 vite qevevisje vendore, nuk kanë krijuar dot një histori të vetme suksesi në asnjë bashki të vetme. Shqiptarët na besojnë si e vetmja forcë që mund të përmbushë pritshmërinë e tyre. Kjo tregon shumë në mesin e mandati të 3. Paçim mençurinë ta kuptojmë siç duhet e të mos gënjehemi me hartën ë 14 majit se ata që qeverisim janë të kënaqur me ne. Mbase po bëhem i bezsdisshëm me këngën time me shqiptarët e pakënaqur, por jini të përgatitur ta dëgjoni gjatë, sepse pa e futur thellë gozhdë në kokë sot të vërtetën, nuk do i shpëtojmë dot shuplakës së tyre nesër kur t’u kërkojmë besimin. Duhet të nisim reflektimin e punën nga vetja siç kemi bërë në çdo zgjedhje.
Kemi nevojë për një projekt dhe organizim të ri. Duhet të shkojmë përtej PS”, tha Rama.

edi rama ps

Sondazh

Poll