Bota

Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it dhe Albin Kurtit

Takimi ndodhi një ditë pasi ambasadorët e QUINT-it nuk shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës. 

13 Qershor 2023, 10:00 Nga a.l
Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it dhe Albin Kurtit
Takimi i ambasadorëve të QUINT-it me Albin Kurti

KOSOVË- Përfundon takimi i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti. Para pak minutash ata kanë lënë ambientet e Qeverisë. 

Takimi ndodhi një ditë pasi ambasadorët e QUINT-it nuk shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës. 

Kryeministri Kurti pritet të dalë sot në orën 11:00 në konferencë për media.  Nuk dihet nëse gjatë ditës së sotme do të arrihet ndonjë marrëveshje për situatën në Veri mbi bazën e kërkesave të SHBA-së dhe BE-së. 

albin kurti ambasadoret e quint

Sondazh

Poll