Bota

Me ftesë nga Metsola, Vjosa Osmani merr pjesë nesër në Parlamentin Evropian

Fillimisht, Osmani do të pritet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e më pas do të takojë udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në PE.

13 Qershor 2023, 09:23 Nga a.l
Me ftesë nga Metsola, Vjosa Osmani merr pjesë nesër në
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër më datë 14 qershor do t’i adresohet Parlamentit Evropian. Në njoftim e Presidencës thuhet se Osmani do të flas në lidhje me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo gjithashtu do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta.

Fillimisht, Osmani do të pritet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e më pas do të takojë udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në PE.

“Përveç takimeve me përfaqësues të Parlamentit Evropian, gjatë qëndrimit në Strasburg, Presidentja Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.”

NJOFTIMI I PLOTË: 

Presidentja Osmani do t’i adresohet këtë të mërkurë Parlamentit Evropian- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, do t’i adresohet Parlamentit Evropian këtë të mërkurë. Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian.

Presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, ku po mbahet seanca e Parlamentit Evropian, Presidentja Osmani do të pritet fillimisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, znj.Roberta Metsola në një takim për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe këtij institucioni, e pastaj do të takojë edhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Përveç takimeve me përfaqësues të Parlamentit Evropian, gjatë qëndrimit në Strasburg, Presidentja Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.

vjosa osmani

Sondazh

Poll