Bota

Zelenskyy: Betejat janë të ashpra, por ne nuk do të heqim dorë, do të rimarrim territoret

Zelenskyy tha gjithashtu se zonat operacionale më të rëndësishme dhe më të nxehta janë në drejtimet Tavria dhe Khortytsia në Ukrainën jugore.

13 Qershor 2023, 09:10 Nga a.l
Zelenskyy: Betejat janë të ashpra, por ne nuk do të heqim
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e së hënës tha se luftimet akutalisht janë të ashpra, por forcat ukrainase po ecin përpara dhe po rimarrin territorin.  

"Betejat janë të ashpra, por ne po ecim përpara dhe kjo është shumë e rëndësishme. Humbjet e armikut janë pikërisht ato që na duhen. Megjithëse moti është i pafavorshëm këto ditë - shirat e bëjnë detyrën tonë më të vështirë - forca e luftëtarëve tanë ende jep rezultate dhe falënderoj të gjithë ata që janë në luftime tani, të gjithë ata që mbështesin brigadat tona luftarake në zonat përkatëse," tha Zelenskyy. 

Zelenskyy tha gjithashtu se zonat operacionale më të rëndësishme dhe më të nxehta janë në drejtimet Tavria dhe Khortytsia në Ukrainën jugore, shkruan CNN. 

"Ne po ruajmë dhe forcojmë dominimin tonë operacional. Unë jam veçanërisht mirënjohës për Bakhmutin pasi ne po rrisim kontrollin tonë në këtë fushë," tha Zelenskyy. 

Më herët të hënën, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha se brenda javës së kaluar,  forcat ukrainase në zonën e Bakhmutit rimorën 16 kilometra katrorë. Në krahun e majtë në Bakhmut, trupat ukrainase përparuan 1.5 kilometra, dhe në krahun e djathtë, ata përparuan 3.5 kilometra, sipas Maliar. 

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll