Bota

Vuçiç bën hapin e parë drejt uljes së TENSIONEVE/ I përgjigjet kërkesës së SHBA dhe QUINT-it: Kemi ulur gatishmërinë e ushtrisë serbe

Këtë vendim Vuçiç e mori pas tensioneve në Veri kur Qeveria e Kosovës i dërgoi me pjesëtarë të njësisë speciale kryetarët e komunave në zyrat e tyre.

13 Qershor 2023, 09:27 Nga a.l
Vuçiç bën hapin e parë drejt uljes së TENSIONEVE/ I
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar hapin e tij të parë drejt uljes së tensioneve në veri të Kosovës, ku serbët kanë protestuar prej më shumë se dy javësh. Ai i është përgjigjur kërkesave të SHBA-së dhe QUINT-it për të ulur gjendjen e gatishmërisë për luftë të ushtrisë së Serbisë.

Nga gjendja e gatishmërisë më të lartë kemi kaluar në një shkallë më të ulët të gatishmërisë për luftë. Por ende kemi një numër të rëndësishëm të forcave dhe mjaftueshëm që t’i ndihmojmë popullit tonë këtë duhet ta dinë njerëzit” ka thënë Vuçiç mbrëmë në një emision televiziv në Serbi. 

Këtë vendim Vuçiç e mori pas tensioneve në Veri kur Qeveria e Kosovës i dërgoi me pjesëtarë të njësisë speciale kryetarët e komunave në zyrat e tyre.

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensionet në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll