Bota

Moti i keq dhe stuhitë 'pushtojnë' Kubën/ Vdesin 3 persona, evakuuoen mijëra të tjerë

Mbrojtja Civile e Camaguey tha në një deklaratë të hënën se një burrë 56-vjeçar ishte gjetur i vdekur në një digë dhe se shkaqet e vdekjes së një 67-vjeçari tjetër po hetohen. 

13 Qershor 2023, 08:30 Nga a.l
Moti i keq dhe stuhitë 'pushtojnë' Kubën/ Vdesin 3
Moti i keq në Kuba

KUBA- Tre persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë evakuuar pas motit të keq që ka goditur Kubën lindore dhe qendrore në ditët e fundit. 

Shirat e dendur që filluan të enjten kanë sjellë përmbytje masive. Operacionet e emergjencave civile vazhdojnë ende në disa provinca lindore, duke përfshirë Holguin, Camaguey, Granma, Santiago de Cuba dhe Las Tunas, si dhe në Sancti Spiritus, në qendër të ishullit, shkruajnë mediat e huaja. 

Mbrojtja Civile e Camaguey tha në një deklaratë të hënën se një burrë 56-vjeçar ishte gjetur i vdekur në një digë dhe se shkaqet e vdekjes së një 67-vjeçari tjetër po hetohen. 

kuba

Sondazh

Poll