Bota

Akuza për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara/ Donald Trump mbërrin në Florida, del sot para gjykatës federale

Ai përballet me 37 akuza, duke përfshirë 31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, shumica e të cilave janë të lidhura me dokumentet që u sekuestruan kur FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli në pronën e tij në Mar-a-Lago më 8 gusht të vitit të kaluar. 

13 Qershor 2023, 08:40 Nga a.l
Akuza për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara/ Donald
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në shtetin e Floridës ku do të dalë para gjykatës federale në Miami. Sipas mediave të huaja, Trump do të dalë në gjykatë të martën pasi dyshohet se ka keqpërdorur dokumente të klasifikuara.

Ai përballet me 37 akuza, duke përfshirë 31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, shumica e të cilave janë të lidhura me dokumentet që u sekuestruan kur FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli në pronën e tij në Mar-a-Lago më 8 gusht të vitit të kaluar. Njëmbëdhjetë nga akuzat lidhen me dokumentet që iu dorëzuan hetuesve të FBI-së nga avokati i Trump në qershor.

Trump u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Liberty i Neëark për në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami të hënën pasdite. Kjo është hera e dytë këtë vit që ai akuzohet për një krim. Ai aktualisht po bën fushatë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, ku ka mohuar akuzat. Kjo është ndjekja e parë penale federale kundër një ish-presidenti amerikan. 

donald trump

Sondazh

Poll