Aktualitet

Autorë të 3 grabitjeve në Itali/ Jepet vendimi për 2 shqiptarët, njëri prej tyre tentoi të arratisej (EMRAT)

Ata janë dënuar me një vit e gjysmë për një vjedhje në tentativë dhe dy vjedhje të suksesshme të kryera më 3 janar në Como.

13 Qershor 2023, 08:46 Nga m.s
Autorë të 3 grabitjeve në Itali/ Jepet vendimi për 2
foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 30-vjeç janë dënuar me 1 vit e gjysmë për 3 vjedhje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarët Granit Marku, 28-vjeç dhe bashkatdhetari i tij Juljan Bushi, 30-vjeç. Ata janë dënuar me një vit e gjysmë për një vjedhje në tentativë dhe dy vjedhje të suksesshme të kryera më 3 janar në Como. 

Një prej tyre, Juljan Bushi, në përpjekje për ti shpëtuar policisë, ka hipur në çatinë e një pallati. Pavarësisht tentativës, ai është kapur nga policia italiane. 

Shqiptari ishte ngjitur në çatinë e një pallati në via Borsieri 26, ndërsa pas tentativës së tij të dështuar, ka rënë në oborrin e brendshëm. Ai është shtruar në spital, e ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

Të dy shqiptarët rezultojnë të pastrehë në Itali.

juljan bushi granit marku

Sondazh

Poll